Juventusi e ka mundur 3-1 Parmën në shtëpi, derisa Interi ka barazuar 1-1 me Spezian në udhëtim. Pas humbjes nga Atalanta, Juventusi i është rikthyer fitoreve në Serie A.
Zonja e Vjetër e ka mundur 3-1 në shtëpi me përmbysje Parmën.
Juve pranoi gol në minutën e 25’, por ende pa u kryer pjesa e parë barazoi Alex Sandro.
Me të filluar pjesa e dytë, shënoi sërish Sandro për 2-1, derisa në minutën e 68’, realizoi edhe De Ligt, për 3-1.
Juve tani ka shkuar në kuotën e 65 pikëve në vendin e tretë.
Interi në anën tjetër ka gabuar, duke barazuar 1-1 në udhëtim me Spezian.
Është barazimi i dytë pas atij me Napolin, megjithatë, vazhdon të jetë lider në Serie A.
Dy golat u shënuan në pjesën e parë, Farias për vendasit e Perisic për mysafirët.
Interi tani është 10 pikë larg përcjellësit më të afërt, Milanit, çka do të thotë se titulli është rrugës së duhur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.