×
  • Sport
  • Sport

    Fitore me spektakël, Messi shkëlqen kundër Betisit

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 18:15

    Barcelona e ka mposhtur me rezultat 5-2 Betisin në kuadër të javës së nëntë në La Liga


    Skuadra e udhëhequr nga Ronald Koeman më në fund fitoi një ndeshje në La Liga, pasi në katër përballjet e fundit kishte dy barazime dhe dy humbje, shkruan Reporteri.net

    Barcelona fitoi 5-2 ndaj Betisit në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou.

    Pjesa e parë u mbyll 1-1 me golat e Dembele 22′ dhe Sanabria 45′.

    Në pjesën e dytë Messi hyri në fushë për t’i dhënë tjetër kahje ndeshjes ku shënoi edhe dy gola.

    Griezmann dhe Pedri gjithashtu ishin në listën e golashënuesve, derisa Loren realizoi golin e vetëm në pjesën e dytë për Betisin.

    Me këtë fitore Barça tani zë vendin e tetë me 11 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!