Robin Haxhi Krasniqi ka marrë fitoren e 50-të në karrierën e tij në boksin profesionist ndaj çekut Stanislas Eschner.
Në meçin e zhvilluar sonte, Krasniqi ka dalur fitimtar në rundin e gjashtë, ku gjyqtari ndërhyri për ta ndërprë meçin.
Pas ndeshjes, Robin Krasniqi është shprehur tejet i lumtur me fitoren e arritur.
“Dua t’i falënderoj të gjithë. U vërejt uria ime për luftë, por dua t’i mbetem besnik qëllimit tim. Ka ende shumë për të dhënë dhe mezi po e pres atë moment”.
“Falënderoj trajnerin për ndihmën e madhe që ma ka dhënë. Kushdo që do të jetë në radhë, unë jam gati. Faleminderit tifozëve anembanë botës për përkrahje”, ka deklaruar Krasniqi.
Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh, ndërsa më parë ka qenë edhe kampion i Evropës.
Kjo ishte fitorja e tij e 50-të në boks, ndërsa ka edhe gjashtë humbje nga 56 meçe sa ka zhvilluar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.