×
  • Sport
  • Sport

    Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

    Reporteri
    14 Shtator 2024 | 17:33

    Hajduk Split arriti një fitore të rëndësishme në derbin e mbrëmshëm ndaj Dinamo Zagrebit me rezultatin 1-0, duke kapur kryesimin e superligës kroate.

    Mysafirët nga Spliti arritën fitoren falë një lufte dhe sakrifice të pabesueshme, por edhe nga gabimet e shumta të vendasve. Megjithatë, heroi i mysafirëve ishte sërish Marko Livaja, i cili shënoi golin e vetëm të takimit.

    Pas këtij suksesi, trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso, vendosi të shpërblejë futbollistët dhe stafin e tij me nga një iPhone 16 për secilin, duke e bërë këtë dhuratë një investim prej 40 mijë eurosh.

    Sipas mediave kroate, Gattuso kishte planifikuar t’i shpërblente lojtarët më herët, por rezultatet nuk kishin qenë të favorshme.

    Pasi siguruan fitore në derbi, ai vendosi të blinte modelin e ri të iPhone 16 për të gjithë ekipin.

    Gattuso ka ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer me futbollistët dhe ka sjellë harmoni në klub, gjë që po reflektohet gjithashtu në rezultate pozitive./telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!