×
  • Sport
  • Sport

    Fituesi i Kupës së Botës me Francën po e shet medaljen e artë

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 23:27

    Paul Pogba? Olivier Giroud? Noshta Hugo Lloris? Askush nuk e di.


    E vetmja gjë e sigurt është se një kampion i botës me Francën në Botërorin e Rusi 2018 ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të artë të marrë pas finales së madhe kundër Kroacisë.

    Lajmi është bërë i ditur nga Le Soir, por është raportuar edhe nga shumë media të tjera.

    Një nga 23 francezët kampionë të botës ka vendosur ta shesë medaljen e tij nëpërmjet Juliens Live, faqe e specializuar në shitjen e objekteve me rëndësi të madhe të personazheve të famshëm.

    Medalja, sipas përshkrimit të saj për shitjen, ka edhe disa fraza të rëndësishme që kujtojnë sesi Botërorin në Rusi, i zhvilluar mes 14 qershorit dhe 15 korrikut, është edicioni i 11-të i organizuar në Evropë, i pari në një komb të ish-Bashkimit Sovjetik, shkruan Telesport.

    Objekti i triumfit duket se është shitur për një shifër 66 mijë euro, 71.875 mijë dollari.

    Gjithsej dhjetë oferta ishin bërë për ta blerë medaljen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!