×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët e para të Marash Kumbullës si futbollist i Romës

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 17:49

    Marash Kumbulla ka nënshkruar me Romën


    Mbrojtësi shqiptar pas një sezoni fantastike me Veronën tani ka bërë hapin e madh në karrierë duke kaluar te klubi nga kryeqyteti i Italisë, shkruan Reporteri.net

    20 vjeçari është mjaft i lumtur me këtë transferim dhe ka thënë se ka pranuar ofertën e Romës me shumë kënaqësi.

    “Roma paraqet një mundësi dhe një sfidë, e pamundshme për ta refuzuar,” ka thënë Kumbulla.

    “U binda nga plani që ka klubi dhe nuk pata hezitime për ta marrë këtë vendim, do të bëj gjithçka që është e mundur që të mos i zhgënjej ata që më kanë besuar,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!