Ballkani sot e mposhti Prishtinën me rezultat 2-1 pas një rikthimi fantastike që e bënë suharekasit në minutat e fundit të ndeshjes
Skuadra e Ismet Munishit ishte duke humbur deri në minutën e 89-të, por më pas Mevlan Zeka shënoi dy herë për fitoren e madhe të Ballkanit, shkruan Reporteri.net
Para ndeshjes, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ishte në zhveshtore ku mbajti një fjalim para futbollistëve të Ballkanit.
Muharremaj i dha përkrahje futbollistëve, të cilët kishin humbur në fundjavë 4-3 nga Trepça ’89.
Me të hyrë në zhveshtore fjalia e parë që e tha i pari i Suharekës ishte kjo: Djemë qysh jeni, çka jeni mërrol, çka keni?
Më poshtë mund ta shikoni se çfarë u tha saktësisht Muharremaj futbollsitëve të Ballkanit para përballjes me Prishtinën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.