kuadra e Crvena Zvezdës ka arritur në Tiranë gjatë ditës së sotme.
Klubi nga Beogradi do të luajë ndaj Tiranës në raundin e dytë kualifikuese në Ligën e Kampionëve
Lojtarët dhe stafi i klubit janë vendosur në hotelin “Plaza”, por aty kanë gjetur një befasi interesante. Përballë hyrjes kryesore të hotelit ndodhet flamuri i Kosovës së bashku me disa flamuj të tjerë.
Në kryeqytetin e Shqipërisë, futbollistët, anëtarët e stafit profesional dhe drejtuesit do të kenë një kat të veçantë në hotel dhe do të ndahen nga të ftuarit e tjerë. Tashmë është rezervuar një ashensor, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për skuadrën serbe, si dhe një dhomë të veçantë ngrënie.
Crvena Zvezda do të kryejë stërvitjen e fundit në “Air Albania” të hënën në orën 19:00, ndërsa para fillimit të stërvitjes pritet që të flasë në konferencë për shtyp trajneri Dejan Stankovic. Për skuadrën serbe nuk do të ketë policë të ardhur nga Serbia pasi lojtarët nuk do të lejohen të dalin nga hoteli në bazë të protokollit të UEFA-s për të evituar infektimin nga covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.