Evangjeli Veli është peshëngritësja shqiptare, e cila zhvilloi një paraqitje historike në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Rusi, duke marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes. Peshëngritsja shqiptare ngriti 89 kg në tri prova që zhvilloi. Në shtytje Veli u rendit e teta, me 105 kg.
Në vitin 2018 Evangjeli Veli rezultoi pozitive me doping, madje atë vit nuk arriti të marrë pjesë në Europianin që u mbajt në Rumani. Kujtojmë që rreth 2 muaj më parë Evangjeli Veli kishte njoftuar largimin nga kombëtarja, pas disa mosmarrëveshjeve me Federatën, por palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke i sjellë Shqipërisë medaljen e radhës në peshëngritje.
Ditët në vijim radhën për të garuar në Evropian e kanë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pritet t’i sjellin të tjera medalje Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.