Amir Rrahmani do të jetë një lojtar i Napolit nga sezoni i ardhshëm. Ish-mbrojtësi i Partizanit bëri debutimin e tij këtë edicion në Serie A me Hellas Veronën dhe ka qenë një titullar i padisktueshëm.
“Tuttomercatoweb” ka zbuluar edhe disa nga arsyet se përse Napoli vendosi të blejë Rrahmanin nga Verona duke e krahasuar edhe me Koulibaly.
Në teori, mbrojtësi do të fillojë sezonin 20/21 pas Manolas dhe Maksimovic. Por këtë vit në Verona tashmë ka dëshmuar se varet nga kampionati. 25 ndeshje pa marrë një karton të kuq, Rrahmani është superior ndaj Koulibaly në pothuajse çdo aspekt.
Topat e rikuperuar dhe duelet e fituara një kundëra një janë më larta se ato të mbrojtësit të Napolit. Gjithashtu dhe saktësia e përcaktimit të manovrës është më e mirë, ndërsa Koulibaly është më i përfshirë në ndërmarrjen e askioneve, por kjo për arsye se dy klubet luajnë një lojë të ndryshme.
Rrahmani ka fituar edhe duelet në ajër me mbrojtësin nga Senegali që vitet e fundit ka qenë një nga më të mirët në këtë aspekt e këto janë disa nga arsyet se përse Napoli ka vendosur të blejë përfundimisht mbrojtësin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.