×
  • Sport
  • Sport

    Flet babai i Arbër Zenelit, tregon për lëndimin e futbollistit

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 12:10

    Arbër Zeneli mbrëmë pas ndeshjes ka marrë rrugën për Prishtinë. Ylli i Kosovës u detyrua të lë fushën në fillim të ndeshjes pas një lëndimi në gju që pësoi.


    Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për lëndimin e tij, por që dyshohet se mund të jetë serioz. Babai i Arbërit, Avni Zeneli ka thënë për Indeksonline se djali i tij do të udhëtojë urgjenisht për në Francë.

    “Me shumë gjasa do të futet në operacion. Skuadra franceze e tij e ka thirrur urgjenisht me shku atje. Te shohim çfarë po i thonë ata” ka thënë babai i Arbërit.

    Avni Zeneli i ka shkruar edhe një mesazh kurajo djalit duke i thënë se e di që është i fort dhe si i tillë do të kthehesh prapë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!