Legjenda e Milanit, Paolo Maldini dhe djali i tij Daniele, javë më parë rezultuan pozitiv në testin për koronavirus.
Pandemia koronavirus, ka pushtuar tërë botë, ku tashmë çdo aktivitet sportiv ka pushuar shkaku i saj, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, djali i Maldinit, Daniele ka tregur se e ka mposhtur këtë virus, ai tha se po ndihet mirë dhe se e ka kalur me sukses sfidën.
“Jam mirë. Nuk kam më simptoma të virusit, derisa tashmë kam filluar me stërvitje personale”, tha ndër të tjera në një lidhje “LIVE” në rrjetin social “Instagram”.
Daniele foli pak edhe për futbollin, ku shtoi se babai i tij dhe Zlatan Ibrahimovic janë dy njerëzit tek të cilët frymëzohet.
“Ibrahimovic më këshillon shumë, me çka më ndihmon të përgatitem maksimalisht në karrierë. Në anën tjetër babai dhe gjyshi janë dy udhërrëfyesit tek të cilët bazohem, pra thjeshtë e kam edhe një lloj presioni pozitiv të fituar nga ta”.