×
  • Sport
  • Sport

    Flet futbollisti nga Klina: Gjendja është alarmante, ndeshjet duhet të anulohen

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 19:27

    Kosova nuk është më imune ndaj Koronavirusit.


    Pandemia botërore e ka prekur edhe Kosovën sot ku janë regjstruar dy rastet e
    para.

    Superliga e Kosovës ishte planikuar që ti rikthehet aktivitetit të saj gjatë fundjavës, por mbetet të shihet se a do të shtyhen ndeshjet e kësaj jave nga rreziku i këtij virusi.

    Në lidhje me këtë gjë është deklaruar edhe futbollisti i njohur i Trepçës’89, Arb Manaj.

    Ai ka deklaruar që gjendja në Klinë është alarmante dhe ndeshjet duhet të shtyhen.

    “Po unë jom vet personalisht nga Komuna e Klinës dhe është një gjendje alarmante në qytet, mendoj që më e mira do të ishte që kampionati të pezullohet” deklaroi Manaj për GazetaBlic.

    Trepça 89′ ishte planikuar që ndeshjen e saj ta zhvillojë ditën e dielë ndaj Gjilanit, por mbetet të shtyhet se a do të ketë pezullim nga Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!