Elbasan Rashani, heroi i Kosovës, që shënoi golin për 3-2 kundër Bullgarisë për t’ia siguruar tri pikë “Dardanëve në fund të ndeshjes, nuk di se si të shpjegojë lumturinë për këtë moment historik për Kosovës.
“Nuk ishte ndeshje e lehtë, kishim më shumë shanse. Miloti ishte fantastik. Nuk po di çfarë të them, është e pabesueshme kjo që më ndodhi. Jam shumë i lumtur. Ishte vështirë, por kishim besimin se mund t’ia dalim dhe kemi luftuar deri në fund”, u shpreh ai.
“Tifozët ishin fantastik. Si me luajt në Prishtinë, kurrë skam parë fansa më të mirë si këta që i kemi ne.
Pas kësaj fitore, Kosova ka shkuar në 5 pikë në Grupin A, me një më pak se Çekia dhe Anglia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.