×
  • Sport
  • Sport

    Flet ‘super-raketa’ vushtrriase që ‘çmontoi’ bullgarët: Kemi jep gjithçka deri në momentin e fundit

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 23:29

    Pas ndeshjes ylli i Kosovës, Milot Rashica foli për media duke treguar për mbarrëvajtjen e lojës.


    Ai tregoi se si çdo ndeshje të Kosovës, edhe në këtë lojë patëm raste të shumta.

    “Nuk arritëm të shënojmë gol më herët por arritëm të kthehemi mirë pasi ishim në disavantazh 2-1”,tregoi ai.

    “Kena jep gjithçka deri në minutën e fundit dhe për mua nuk ka qenë e lehtë pasi i kemi ndërprerë stërvitjet me klubin që një kohë tani”

    Tutje Rashica foli edhe për energjinë e madhe të skuadrës në minutat e fundit.

    “Në këtë të nxehtë lirisht kishim lujt edhe gjys pjese”, tha me shaka Miloti.

    “Momenti kyç ke goli i dytë, morëm hovin, u shtua vetëbesimi dhe luftuam deri në fund duke krijuar raste, në fund na u shpërblye”, shtoi ylli i Werder Bremenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!