Ditë më parë Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kishte thënë se dëshiron edhe Neymar edhe Mbappe ti ketë në skuadër.
Thomas Tuchel, trajneri i PSG ka reaguar për deklaratat e Florentino Perez duke thënë se nuk i pengon fare që Perez flet hapur për yjet e skuadrës së tij, shkruan Reporteri.net
“Është normale sepse të gjithë e duan Neymarin, Mbappen, Verrattin apo Marquinhos në skuadrën e tyre. Nuk më pengon mua aspak. Ata janë lojtarë të nivelit më të lartë, por ata janë lojtarët tanë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Tuchel.
Neymar tash e një kohë lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid dhe me rikthimin e Zinedine Zidane zërat vetëm sa janë rritur pasi pritet një ndryshim i madh në rradhët e ekipit nga kryeqyteti i Spanjës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.