Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.
Boksieri shqiptar tani është gati dhe po përgatitën në prapaskenë për ndeshjen e madhe.
Ai është xhiruar teksa është duke u përgatitur për meçin e radhës, teksa është dëgjuar edhe një këngë në gjuhën shqipe e artistit të njohur, Butrint Imeri.
Vlen të përmendet se përballja mes Florian Markut dhe Chis Jenkins do të zgjas deri në dhjetë raunde (nëse nuk do të ketë nokaut), e që në luftë është titulli IBF
Me 11 ndeshje, dhjetë fitore e një barazim, Marku do të tentojë që sonte të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët.
Video:
Florian Marku having his hands wrapped preparing for WAR ?
Fireworks at the weigh in, will we see fireworks in the ring tonight? ? @FlorianMarku92 @sjamboxing #MarkuJenkins pic.twitter.com/tm37Jtzx2y
— IntuBoxing (@IntuBoxing) April 2, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.