Florian Marku e ka nisur mjaft mirë karrierën e tij në boks, pasi njeh vetëm fitore në 7 ndeshjet e tij të para në boksin profesionist.
Ai ka bërë mjaft mirë deri tani, ndërsa kishte nevojë dhe për një shtyrje tjetër drejt majave.
“Luani shqiptar” ka firmosur për kompaninë më të madhe në botë të menaxhimit në boks. Ai është pjesë e familjes Matchroom që drejtohet nga Eddie Hearn. Ky i fundit është menaxheri i Anthony Joshua dhe shumë boksierëve të tjerë elitarë.
Marku e ka njoftuar dhe vetë një moment të tillë dhe ka treguar synimet e tij të tanishme në boks. Ai mendon se nënshkrimi me një gurë si Hearn do të jetë hapi i duhur në karrierën e tij si boksier.
“Çdo gjë kam dashur ka qenë t’i tregoj botës se çfarë mund të bëj brenda ringut të boksit dhe të fitoj titullin e botës për të gjithë fansat shqiptarë në të gjithë botën dhe për Shqipërinë. Ndihem krenar që kam nënshkruar me Matchroom dhe Eddie Hearn për të plotësuar hapat që duhen për fazën tjetër. Me suportin e fansave të mi, Matchroomboxing, Eddie Hearn dhe Sjamboxing çdo është e mundur”, ka thënë Marku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.