Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se është i etur për sfidën e re me Dardanët.
Foda në një intervistë që ka dhënë për “Kronen Zeitung” ku ka folur për kushtet që ka ekipi i Kosovës dhe synimet që ka.
“Është një nder i madh për mua që të punoj sërish për një vend si trajner kombëtar. Së pari duam të jemi të parët në grup në Ligën e Kombeve. Pas kësaj, synimi ynë i madh është kualifikimi në Kupën e Botës 2026. Do të punojmë shumë së bashku për ta arritur këtë. Unë kam një plan të qartë dhe një strategji të qartë.”, deklaroi Foda.
Ai pritet të udhëtojë drejt Spanjës, Francës, Gjermanisë, Anglisë, Turqisë dhe Zvicrës për të mbikqyrur lojtarët kosovarë ku luajnë me ekipet e tyre.
“Sigurisht që do ta shikoj edhe Ligën e Kosovës, atje ka shumë talente interesante”, tregoi ai.
Foda ka nënshkruar për dy vite dhe tashmë ka pasur oferta të ndryshme.
“Aty ishin Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti. Ndonjëherë nuk ishte e drejtë, pastaj vendosnin për një kandidat tjetër. E përdora mirë pushimin, reflektova dhe analizova shumë dhe përmirësova anglishten time”, përfundoi Franco Foda.
Përndryshe, Franco Foda është prezantuar te Kosova me datën 17 shkurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.