×
  • Sport
  • Sport

    Foda flet shkurt për futbollistët e përjashtuar

    Reporteri
    09 Shtator 2024 | 21:20

    Trajneri i Kosovës, Franco Foda është paraqitur në një konferencë për shtyp menjëherë pas ndeshjes ndaj Qipros.

    Kosova fitoi 4-0 në udhëtim te Qipro, me dy gola të Muriqit dhe nga një të shënuar nga Dellova dhe Rrahmani.

    Në konferencë, Foda foli edhe për tre futbollistët e përjashtuar, Zhegrovën, Muric dhe Muslijën.

    Ai foli shumë shkurtë, dukë bërë me dije se nuk ka çka të thotë më shumë rreth kësaj situate.

    “Federata e ka dhënë deklaratën dhe ka njoftuar vendimin, ne të tjerët jemi fokusuar në ndeshje”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!