×
  • Sport
  • Sport

    Foda publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet kundër Islandës

    Reporteri
    14 Mars 2025 | 17:51

    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës, që zhvillohen më 20 dhe 23 mars.

    Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve.

    “Dardanët” fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17:30. Paraprakisht në orën 12:00 në hotel “Emerald” Foda do të paraqitet në konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!