Florent Hadërgjonaj e ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi, përmes së cilës tregon se si dukej ai kur ishte fëmijë.
Florent Hadërgjonaj është ylli më i ri i Përfaqësueses së Kosovës.
Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Dardanëve gjatë muajit qershor, ndërsa pritet të jetë një përforcim i madh për ekipin e Bernard Challandes.
Dhe, futbollisti i Huddersfieldit së fundmi e ka postuar një fotografi në Instastory, përmes së cilës tregon se si dukej kur ishte fëmijë.
Ndërkohë, futbollisti nga Deçani po mendon për të ardhmen e tij dhe nuk dihet ende nëse do të qëndrojë apo jo në ekipin aktual, i cili ra nga Premierliga sezonin që shkoi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.