×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet e mundshme: Milan – Juventus

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 9:48

    Zlatan Ibrahimovic duket se do të startojë kur Milani takohet me Juventusin e Cristiano Ronaldos në ‘San Siro’, ndërsa Maurizio Sarri i beson Gonzalo Higuain për të dalë kundër klubit të tij të mëparshëm.


    Raundi i 31-të i ndeshjeve në Serie A hapet sonte, me sfiduesit e titullit Lazio në Lecce dhe Juventus që udhëtojnë për t’u përballur me kuqezinjtë në Milano.

    Nga ora 20:45 pritet të nis derbi i vjetër italian.

    Skuadra e Stefano Pioli mund të shkaktojnë potencialisht një mërzitje për Sarrin, i cili është mëse e sigurt të startojë me Higuain.

    Formacionet e mundshme:

    Milan: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Bonaventura, Calhanoglu; Ibrahimovic

    Juventus: Szczesny; Cuadrado, Rugani, Bonucci, Danilo; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Cristiano Ronaldo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!