Kroacia dhe Skocia takohen në kuadër të fazës së grupeve në rrethin e tretë të Grupit D në Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Hampden Park në Glasgou.
Për këtë takim, kroatët i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe shpresojnë që të marrin tre pikë, pasi aktualisht kanë vetëm një.
Në anën tjetër, Skocia do të ketë mungesën e Billy Gilmour për shkak se është infektuar me coronavirus, e që po ashtu janë me një pikë.
Formacioni i mundshëm i Kroacisë: Livakovic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Brozovic, Kovacic; Perisic, Modric, Rebic; Petkovic
Formacioni i mundshëm i Skocisë: Marshall; Hendry, Hanley, Tierney; O’Donnell, McGinn, McTominay, McGregor, Robertson; Dykes, Adams.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.