Sot do të luhen dy ndeshje tjera të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy ndeshjet pritet të jenë tejet interesante, duke ditur edhe rëndësinë e pikëve për skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit këtë stinor.
Në Podujevë, Llapi pret Gjilani, ndërkohë që në qytetin e Gjilanit përballen Drita dhe Prishtina. Dy rivalët e vjetër që edhe në një edicion të radhës ballafaqohen mes vete në garën për titullin kampion.
Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të nisin ndeshjen.
Takimi pritet që të jetë interesant, pasi që është konfirmuar edhe prezenca e dy grupeve të tifozërive, “Intelektualët” e Dritës dhe “Plisat” e Prishtinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.