Leeds United është duke punuar që në këtë verë t’i transferojë disa lojtarë, pasi fituan promovimin në Ligën Premier pas 16 vitesh.
Skuadra që drejtohet nga Marcelo Bielas ka treguar futboll të bukur në Championship dhe të gjithë e kanë mirëpritur inkuadrimin e tyre në elitën e futbollit anglez.
Trajneri 65-vjeçar tashmë njihet si një strateg që ka dëshirë të luajë një lojë të shpejtë me topin dhe lojë agresive për çdo top.
Por, për të realizuar planin e tij të plotë, Leeds United duhet t’i transferojë disa lojtarë, ndërsa në listën e tyre për qendrën e sulmit është Michy Batshuayi i Chelseat, transmeton telegrafi.
Në edicionin e ri, skuadra simpatike mund të luajë në skemën 4-1-4-1, gjersa në listën e tyre të transferimeve është edhe Danny Rose.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.