×
  • Sport
  • Sport

    Formacioni zyrtar i Kombëtares Kuq e Zi për ndeshjen me Ishujt Faroe

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 19:55

    Shqipëri – Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në “Air Albania”, për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E.

    Trajneri Sylvinho ka bërë edhe vendosjen në fushë, teksa është zbardhur edhe formacioni. 4-3-3 do jetë skema e brazilianit, teksa pesë janë ndryshimet nga ndeshja e barazuar 1-1 kundër Moldavisë në Chisinau tre ditë më parë.

    Strakosha në portë, Balliu në mbrojtje, Bare në mesfushë dhe Uzuni e Daku në sulm, këta janë emrat që kanë marrë një fanellë titullari për sot.

    Formacioni zyrtar:

    Shqipëria (4-3-3): Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!