Shansi i Kylian Mbappe për të impresionuar si qendër sulmues me Francën u ndalua, pasi pësoi lëndim në kyçin e këmbën në miqësoren e sotme ndaj Bolivisë.
Me mungesën e Olivier Giroud, Mbappe ishte lojtari ideal për ta udhëhequr vijën e sulmit të ‘Gjelave’ por kjo nuk zgjati shumë, pasi një duel me Raul Castron doli të jetë fatal për të.
20-vjeçari liroi fushën për Wissam Ben Yedder dhe tashmë paraqitja e tij në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 ndaj Turqisë të shtunën është në dyshim të madh.
Trajneri i Les Bleus, Didier Deschamps shpreson që ylli i skuadrës të rikuperohet në kohë për ndeshjen më të vështirë të grupit H.
Pas ndeshjes kundër Turqisë, Franca do të udhëtojë për t’u përballur me Andorrën tre ditë më vonë në Estadi Nacional.
Kampionët e Botës e nisën fushatën kualifikuese për Evropianin 2020 me një fitore bindëse në muajin mars, pasi mundën 4-1 Moldavinë dhe 4-0 Islandën.
Ndryshe, në miqësoren e sotme Franca shënoi fitore 2-0 ndaj ekipit nga Amerika Latine.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.