Revista prestigjioze France Football ka lënë të kuptohet se do të rikthejë Super Topin e Artë, përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetet sociale.
Super Topi i Artë është dhënë vetëm një herë në histori, me legjendën argjentinase dhe të Real Madridit, Alfredo Di Stefano, që e ka fituar këtë çmim unik.
Sipas France Football, ky çmim i veçantë mund të fitohet vetëm nga një lojtar që ka qenë jashtëzakonisht dominues në 30 vitet e fundit dhe që ka fituar disa herë Topin e Artë.
A Ballon d’Or unlike any other.
In 1989, one player received a trophy no one else ever has: the Super Ballon d’Or.
But who was it?
And if it were awarded again today… Who would deserve it?#ballondor #superballondor #footballhistory pic.twitter.com/GGbieTEsLK— Ballon d’Or (@ballondor) June 11, 2025
Lionel Messi, me tetë Topa të Artë, mbetet kandidati kryesor për ta fituar këtë çmim historik. Ai ka shkëlqyer kryesisht me Barcelonën, ndërsa ka fituar gjithashtu trofe të rëndësishëm me Argjentinën dhe së fundmi po luan në SHBA me Inter Miami.
Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo, me pesë Topa të Artë, është ndjekësi më i afërt, por në deklaratat e fundit është shprehur me nënvlerësim për këtë çmim.
Nëse France Football rikthen Super Topin e Artë pas 35 vitesh, gjithçka tregon se Messi është favorit absolut për ta fituar atë, si lojtari më i suksesshëm dhe më dominues i epokës moderne të futbollit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.