Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa shkaktoi “tërbim” te serbët me një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.
Me flamurin autentik, Shqipërinë etnike, Dua ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale. Madje, ishte ky flamur që ndërpreu ndeshjen Serbi – Shqipëri para gjashtë vitesh dhe kjo nuk është “kapërdirë” dot nga serbët.
Kjo ka ngritur edhe reagimin e gazetarit britanik, Sam Strit i cili u mundua t’i tregojë Duas se “kjo gjë është e gabuar”. Nga ana tjetër, serbët i ka zhgënjyer tejmase fakti që edhe ish-kapiteni legjendar Françesco Toti, e ka pëlqyer postimin e shqiptares.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.