×
  • Sport
  • Sport

    Frank Lampard tregon nëse Chelsea ka bërë ofertë për Kai Havertz

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 16:49

    Shumë po flitet për të ardhmen e yllit të Bayern Leverkusen, Kai Havertz.


    Mesfushori ka disa kohë që flitet për një kalim në Premier League, konkretisht tek Chelsea, por ende nuk ka asgjë konkrete.

    I fundit që ka reaguar për këtë çështje është pikërisht trajneri i bluve të Londrës, Frank Lampard, që vlerëson lojtarin por thekson se nuk ka asnjë ofertë konkrete ndaj tij.

    ”Mund të them se ai është një lojtar i kompletuar. Për t’iu përmbajtur postit tim nuk mund të komentoj për lojtarët e ekipeve të tjera, kështu që nuk mund të shtoj asgjë më tepër. Ofertë nga Chelsea? Jo, jo nuk ka asnjë ofertë drejt tij nga klubi jonë”, deklaron Lampard.

    21-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sezon në Bundesliga, ku falë performancës së tij ka rënë menjëherë në radarin e klubeve të mëdha. Real Madrid, Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munchen kanë shfaqur interes për shërbimet e gjermanit, por sipas mediave gjermane klubi i Chelseas është një hap përpara në duelin për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!