Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Tokio mund të shtyhen. Qeveria Japoneze është duke e shqyrtuar këtë opsion pas përhapjes së koronavirusit.
Në parim, Lojërat Olimpike duhet të zhvillohen midis 24 korrikut dhe 9 gushtit 2020.
Ky vendim mund të zyrtarizohet në rast se situata nuk përmirësohet në javët e ardhshme.
Seiko Hashimoto, Ministri Olimpik i Japonisë , në selinë parlamentare sqaroi se kontrata e Tokios me IOC vetëm “kërkon që Lojërat të mbahen në vitin 2020”, do të thotë që nuk e specifikon datën, por vetëm vitin.
“Kjo mund të interpretohet si lejimi i një shtyrje. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Lojërat të zhvillohen ashtu siç janë planifikuar, por duhet të presim” tha Hashimoto.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.