×
  • Sport
  • Sport

    Frika për Koronavirus, izolohet klubi i shqiptarëve

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 11:48

    Eintracht Frankfurt ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se një futbollist i tyre ka dalë pozitiv në testet me coronavirus.


    Pandemia që ka kapluar gjithë botën ka prekur edhe futbollistët, teksa i fundit është një nga Eintracht Frankfurt me klubin gjerman që nuk i kanë publikuar emrin.

    Klubi gjerman ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve të tjera, pasi të gjithë pjesëtarët e klubit kanë kryer testet për të parë nëse ka të tjerë të prekur nga kjo sëmundje.

    E ndeshja e fundit e Frankfurtit ka qenë në Ligën e Evropës, ku në stadiumin e tyre pësuan humbje nga Baseli 0-3.

    Me të dalë lajmi se një futbollist i Frankfurtit është testuar pozitiv me coronavirus, ka reaguar edhe gjiganti zviceran.

    Baseli ka njoftuar lojtarët se duhet të futen në karantinë për 14 ditë nga dita e 20 marsit.

    Kësisoj të izoluar do të jenë edhe tre futbollistët shqiptarë Taulant Xhaka, Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi që janë pjesë e rëndësishme e klubit.

    “Të dyja skuadrat kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, por edhe stafi i mjekëve kanë pasur kontakt duke biseduar rreth situatës. Kjo është arsyeja që skuadra jonë shkon karantinë”, kanë raportuar te Baseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!