×
  • Sport
  • Sport

    Frikë nga Real Madridi, Liverpooli blindon yllin e skuadrës

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 23:57

    Sadio Mane është një nga lojtarët më të mirë te Liverpool.


    Sulmuesi senagalez ka ndihmuar skuadrën angleze të fitoi Champions League ndërsa këtë sezon ka qenë protagonist me ekipin e tij dhe janë shumë pranë titullit kampion.

    Kontrata e tij me Liverpool skadon në 2023, por drejtuesit e klubit nuk duan një largim të tij. Kryesuesit e Premier League kanë nisur nga puna për të rinovuar me Mane në mënyrë që të qendrojë në Angli edhe për disa sezon të tjera.

    Liverpool kërkon ta “blindojë” duke i ofruar një kontratë të re më një pagë më të lartë.

    Duke parë interesimin e madh nga Real Madrid, drejtuesit kanë gati ofertën e re dhe do të jetë Mane ai që do të vendos nëse do të qendrojë në “Anfield” apo do të provojë një aventurë të re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!