Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës këtë edicion, Mirlind Daku, është ftuar për herë të parë në ekipin e parë te Përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa deri më tani kishte luajtur për grupmoshat nën 21 vjeç.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjeve të nëntorit, përzgjedhësi Bernard Challandes është pyetur edhe në lidhje me futbollistin e Ballkanit, i cili është i vetmi nga Superliga e Kosovës që ka marrë ftesë.
“Për Dakun ka qenë gjithçka e qartë, sepse ka kualitet, ka shënuar shumë gola në këtë fillim të sezonit, kurse ne nuk kemi shënuar gola dhe kemi pasur nevojë për një lojtar që shënon gola.
“Prandaj, kjo është arsyeja dhe mendoj se është një zgjidhje shumë e logjikshme”.
“Sa i përket lojtarëve tjerë për mua nuk është me rëndësi që të marr lojtarë që luajnë apo nuk luajnë në Kosovë, për mua është e rëndësishme që të marr lojtarë që janë kualitativë për ekipin”, ka deklaruar Challandes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.