×
  • Sport
  • Sport

    Fundi një epoke: Kjo gjë po i ndodhë për herë të parë Messit dhe Ronaldos

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 13:25

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për herë të parë që nga viti 2010 nuk gjenden në listën e ngushtë për ta fituar çmimin e Lojtarit më të Mirë nga UEFA


    Të dy futbollistët njihen si nga më të mirët në histori të futbollit ku kanë fituar shumë trofe, shkruan Reporteri.net

    Por, tani epoka e tyre është drejt fundit dhe kjo është e kuptueshme edhe shkaku i moshës së tyre.

    Në këtë vit tre kandidatët për ta fituar çmimin e më të mirit nga UEFA janë Lewandowski, Neuer dhe De Bruyne.

    Pra, për herë të parë që nga viti 2010 Messi dhe Ronaldo nuk e shohin veten e tyre në listën e ngushtë për ta fituar këtë çmimi.

    Ndryshe, fituesi i këtij çmimi do të dihet më 1 tetor, në ditën kur do të hedhet shorti për fazën e grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!