×
  • Sport
  • Sport / Urimi i kryeministrit

    “Fundjavë e jashtëzakonshme”, Kurti del me një urim për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë

    Reporteri
    11 Shtator 2023 | 9:05

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i ngazëllyer pas fitores së Kombëtares së Shqipërisë ndaj asaj të Polonisë me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve Euro 2024.

    Kurti, përmes një postimi në Facebook, vlerësoi se ishte një javë e suksesshme në sport për Kosovën dhe Shqipërinë.

    “Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!”, ka thënë ai.

    Goli i dytë mbrëmë u shënua nga Mirlind Daku, 25-vjeçari nga Gjilani i Kosovës, gol ky vendimtar që ngriti Shqipërinë në vendin e parë në grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!