×
  • Sport
  • Sport

    Fury flet për meçin e tretë, ia çon këtë selam të fortë Wilderit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 17:59

    Tyson Fury është i bindur se do të dalë fitues edhe në meçin tjetër që do ta zhvillojë me Deontay Wilder


    Gipsy King e mposhti Wilderin në meçin që u zhvillua më 22 shkurt në Las Vegas, shkruan Reporteri.net

    Fury domininoi tërë meçin ku e rrëzoi dy herë para se gjyqtari ta ndalte përballjen në raundin e shtatë.

    Pas meçit Wilderi fajin për humbje ia kishte lënë kostumit të tij, me të cilin kishte hyrë në ring.

    “Në mendjen e çdo boksieri duhet të jetë një arsye përse ka humbur. Kurrë nuk mund të jetë e thjeshtë për ta ‘humba sepse sonte nuk isha mjaft i mirë’. Gjithmonë është kështu ‘kampi im e pati gabim, ishte faji i trajnerit, ishte faji i kostumit, faji i gishtit tim të madh’. Gjithmonë ia lënë fajin dikujt,” ka thënë Fury.

    Për meçin e tretë, i cili pritet të ndodhë gjatë verës Fury ka thënë se do ta rrah përsëri Wilderin.

    “E rraha herën e parë, e rraha herën e dytë, dhe natyrisht se do ta rrah edhe herën e tretë,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!