×
  • Sport
  • Sport

    Fury: Joshua është frikacak

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 19:12

    Tyson Fury ka qenë gjithmonë kundër bashkombasit të tij, kampionit të trefishtë Anthony Joshua.


    Dy yjet britanike janë në kulmin e boksit profesionist në pesha të rënda dhe Joshua synon që të bëhet kampion i pa diskutueshëm.

    Por Fury i cili do të luftoj me gjermanin Tom Schwartz dy javë pas Joshuas ka thënë se bashkombasi i tij është frikacak.

    “Ajo që i sugjeroj Joshuas është që të mos e pys më shumë menaxherin e tij dhe ta përdor atë për të fituar respekt në divizionin e peshave të rënda“, ka thënë Mbreti Cigan.

    “Nëse luftëtarët janë të gatshëm të luftojnë, pse duhet të presin dikë tjetër? Luftëtarët e përdorin atë si një justifikim“, ka thënë Fury.

    Anthony Joshua do të ndeshet me Andy Ruiz Jr me 1 qershor në debutimin e tij në SHBA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!