Tyson Fury ka thënë se trilogjia e tij me Deontay Wilder nuk do të ndodhë, prandaj ai synon ta gjejë një kundërshtar tjetër për të luftuar në Britaninë e Madhe në fund të këtij viti.
Kampioni i botës në WBC Fury kishte marrëveshje me Wilderin për një luftë të tretë, që synohej të ndodhte më 19 dhjetor në Las Vegas, por mungesa e konfirmimit nga amerikan nënkupton se britaniku dëshiron të luftojë me dikë tjetër, transmeton Gazeta Express.
Fury është pajtuar për kushtet financiare për ky lufta kundër kampionit të botës në IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua, vitin e ardhshëm – por ai dëshiron së pari të luftojë edhe një herë në vitin 2020.
“Wilder dhe ekipi i tij po bënin lojëra me datën e meçit. Kur më pyetën nëse do të pajtohesha ta zhvendosnim atë në dhjetor, unë u pajtova për 19 dhjetor”, tha Fury për The Athletic.
“Pastaj ata u përpoqën ta ndryshojnë datën përsëri dhe ta zhvendosin meçin për vitin e ardhshëm. Unë ka kohë që po stërvit, jam i gatshëm”, shtoi ai.
“Kur ata u përpoqën ta ndryshojnë datën e 19 dhjetorit dhe ta ricaktojnë meçin për vitin e ardhshëm, u teprua fare dhe unë u largova”, tregoi ai.
Wilder e humbi titullin e botës në kategorinë e rëndë dhe ecurinë e gjatë pa humbje në meçin e dytë në shkurt të këtij viti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.