×
  • Sport
  • Sport

    Fury mezi po e pret duelin me Wilder: Mund ta mposhti atë 7 herë në javë

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 18:50

    Tyson Fury po e pret me padurim rimeçin me ‘bishën’ Deontay Wilder, pasi në duelin e parë u ndanë vetëm në barazim, në një luftë që të gjithë menduan se britaniku e fitoi.


    ‘The Gipsy King’ është shumë i bindur se do ta nokautojë amerikanin në duelin që të gjithë janë duke e pritur me padurim, shkruan Reporteri.net

    Dyshja u ndeshën vitin e kaluar në një ndeshje që u nda në barazim, ndërsa Fury beson se ajo ishte shansa e vetme e Wilder që ta mposhtte atë.

    “Nëse Deontay Wilder pati ndonjëherë një lutje për të më mposhtur mua, ajo ishte koha e tij, ai nuk mundi ta bëjë atë”, ka thënë 30-vjeçari.

    “Mund ta mposht Wilderin 7 herë në javë dhe dy herë të dielën. Ai do të shikojë lart në shpinë herën tjetër kur të ndeshemi”, ka thënë Fury duke aluduar se do ta nokautojë atë dhe ta bëjë t’i shikojë yjet.

    Ishte Fury megjithatë që u zgjua nga dyshemeja në raundin e 12-të, anipse të gjithë menduan se ai duhej ta fitonte meçin shkaku që deklasoi kundërshtarin e tij në të shumtën e kohës.

    “Pas gjithë asaj që kam kaluar, ata më vodhën mua rikthimin më të madh në histori të boksit”, nënvizoi Fury.

    Kujtojmë që shumë shpejt pritet të merret vendimi për rimeçin e shumëkërkuar, pasi edhe Wilder ka konfirmuar se përballja do të ndodhë shumë shpejt./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!