×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Fusha e ‘Adem Jasharit’ si arat e Pestovës, shndërrohet në fushë patatesh pas koncertit të Unikkatilit

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 12:20

    Që prej pranimit të Kosovës në FIFA në vitin 2016, vetëm dy stadiume janë liçencuar nga UEFA për tu zhvilluar garat ndërkombëtare.


    Fillimisht ishte stadiumi “Adem Jashari” në vitin 2016 ndërsa nga viti 2018 edhe stadiumi “Fadil Vokrri” ka marrë dritën jeshile, shkruan Reporteri.net

    Në stadiumin e Mitrovicës, shteti, Komuna dhe Federata kanë investuar disa herë në renovimin e objektit.

    Megjithatë në këto vitet e fundit vetëm Federata e Futbollit ka paguar punëtor për të mbikqyrur gjendjen e stadiumit.

    Kohëve të fundit “Adem Jashari” është lënë ‘pas dore’.

    Pak ditë më parë në këtë vend u organizua koncerti i këngëtarit Unikkatil, që bëri të përkeqësohej edhe më tepër terreni.

    Ndryshe ky koncert nuk i kishte realizuar pritjet e organizatorëve pasi kishte dështuar të mbledhin numrin fansave që ata kishin pritur.

    Siç ka raportuar dy ditë më parë Gazeta Online Reporteri.net, në këtë koncert kanë qenë të pranishëm vetëm 2500 persona.

    Ndryshe, në këtë objekt planifikohet sërish investim, në mënyrë që të fitohet licenca e kategorisë së 4-të nga UEFA./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!