×
  • Sport
  • Sport

    Futboll sa të duash, befasitë vazhdojnë me Superligën

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 9:37

    Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me dy ndeshje mjaft interesante.

    Nga ora 13:00, Drenica e pret Dukagjinin. Ekipi nga Skenderaj synon fitore për të mbajtur hapin me skuadrat e tjera që po luftojnë për titull.

    Në anën tjetër, skuadra nga Klina i kërkon tri pikët për t’iu larguar tri vendeve të fundit në tabelë.

    Një ndeshje e zjarrtë do të luhet në Suharekë, atje ku Ballkani do të jetë nikoqir i kampiones aktuale, Prishtinës.

    Në rast të fitores Ballkani do të rikthehej në krye të renditjes tabelare.

    E Prishtina me tri pikë nga ky takim do të hynte seriozisht në garë për titull.

    Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës fillon nga ora 13:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!