×
  • Sport
  • Sport

    Futbolli me dyer të mbyllura, në Gjermani krijojnë aplikacionin për tifozët

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 15:24

    Ende s’është vendosur përfundimisht, por gjasat janë që futbolli në Gjermani të rinisë.


    Skuadrat e Bundesligës kanë nisur përgatitjet duke zbatuar protokollin për ruajtjen e masave kundër COVID-19.

    Ndeshjet priten të luhen me dyer të mbyllura, ndërsa për tifozët është krijuar një aplikacion i veçantë për të bërë tifo nga shtëpitë e tyre. Quhet “MeinApplaus.de” nga Viktor Mraz i Herzenswerk, për të përjetuar atmosferën e mrekullueshme në stadiume.

    Përdoruesit e këtij aplikacioni mund të përdorin 4 butona për të mbështetur skuadrat e tyre; butonat për duartrokitjet, fërshillimat, të kënduarit dhe britmës së gëzimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!