Derisa sezoni në Serie A pritet të rinisë në fund të muajit maj, mediat botërore raportojnë se futbolli në Italia do të luhet ta tifozë në stadiume deri në janar të vitit 2021.
Pandemia koronavirus e ka përfshirë gjithë botën dhe tani mbulon çdo kontinent, përveç Antarktikes, transmeton Gazeta Express.
Italia ishte vendi i parë evropian që u godit vërtet nga kriza dhe si rrjedhojë është duke e parë dritën e bardhë në fund të tunelit më herët se të tjerët.
Sipas mediave lokale, qeveria italiane do t’i heqë masat për mbyllje nga 4 maji, duke ua mundësuar lojtarëve të stërvitin në mënyrë që të mundë të rikthehen në fushë nga 31 maji.
Megjithatë, ndeshjet e mbetura të këtij sezoni do të luhen pa praninë e tifozëve në stadiume dhe jo vetëm. Kthimi i tifozëve në stadiume mund të zgjasë më shumë se që pritej.
Sipas Sport Mediaset, dokumente sekrete të qeverisë tregojnë se tifozët nuk do të lejohen në stadiumet italiane deri në janar të vitit 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.