×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistët e KF Shkëndijes pranojnë uljen e pagave

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 20:51
    FK Shkendija Pic from FK Shkendija

    Skuadra më e madhe shqiptare, Shkëndija e Tetovës ka marrë një vendim të ri.


    Ajo do t’ua zbres deri 70% të pagës futbollistëve të saj.

    Të paktën kështu shkruan portali “InfoSporti” i afërt me klubin tetovar.

    Kjo zbritje do të zgjasë deri kur të mbyllet pandemia, kurse një numër i madh i lojtarëve pritet të humbin shumë nga kjo zbritje, pasi pagat e tyre janë tejet të larta.

    Gjithsesi, për shumëkë, momentalisht ekonomia nuk është edhe aq e rëndësishme, pasi shëndeti mban primatin si gjëja më parësore.

    Kujtojmë se situata e krijuar nga koronavirusi ka prekur jo pak klube nga i gjithë kontinenti i vjetër, teksa pa ndihma nga instancat më të larta të futbollit, rimëkëmbja duket të jetë e pamundur, sidomos për ekipet e vogla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!