×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistët e Premier Ligës nuk do të gjunjëzohen më para fillimit të çdo ndeshje

    Reporteri
    03 Gusht 2022 | 18:49

    Futbollistët e Premier Ligës nuk do të bien në gjunjë më para çdo ndeshje, por do ta bëjnë këtë në “raste të caktuara” gjatë sezonit të ri si një gjest ky kundër racizmit.

    Gjesti, i cili filloi në qershor të vitit 2020 për të treguar mbështetjen për fushatën “Black Lives Matter campaign”, tani do të përdoret më rrallë në mënyrë që “mesazhi të përforcohet më shumë së në futboll apo shoqëri nuk ka vend për racizëm”.

    Kapitenët e Premier Ligës janë pajtuar që të gjunjëzohen për ndeshjet e para të xhiros së parë me dedikimin “Nuk ka vend për racizëm” si dhe në ndeshjet e tetori, marsit, në Ditën e Boksit (26 dhjetor), ditën e fundit të sezonit dhe në finale të FA Cup dhe Kupës së Ligës.

    “Ne kemi vendosur që të zgjedhim momente të caktuara që të gjunjëzohemi gjatë sezonit në mënyrë që ta theksojmë unitetin tonë kundër çdo forme të racizmit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë si shenjë solidariteti për këtë kauzë”, kanë shkruar në një komunikatë të përbashkët kapitenet e skuadrave të Premier Ligës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!