Futbollisti i Boca Juniors, Sebastian Villa është duke u akuzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike ndaj saj.
Daniele Cortez ka publikuar tani një video në rrjetet sociale për të treguar për lëndimet e shumta të shkaktuara nga sulmi i futbollisit.
Pas kësaj video, një ish-e dashur e futbollistit i ka dalur asaj në mbrojtje, duke thënë se edhe ajo është abuzuar nga Villa.
Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i klubit të Boca Juniors, që përmes një njoftimi në faqen zyrtare, thuhet se është në kontakt me përfaqësuesit e Villas dhe me policinë.
“Boca Juniors raporton se tashmë është në kontakt me avokatët e lojtarët dhe përfaqësuesit e tij në tentim për ta zbuluar këtë episod dhe për t’i marrë masat përkatëse. Që nga tani, klubi është në dispozicion të policisë në mënyrë që të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar për zbardhjen e këtij rasti, në pajtim me përkushtimin tim në çdo problem të të drejtave të njerit dhe pabarazisë gjinore”, thuhet në deklaratën e klubit argjentinas.