×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Brazilit bën gjestin fantastik për studentët e vendlindjes

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 18:00

    Futbollisti i Brazilit dhe Everton, Richarlson, ka bërë një gjest mjaft fisnik në prag të Kupës së Amerikës për disa student të qytetit të tij të lindjes.


    Këta të fundit janë ftuar në kontinentin e Azisë, konkretisht në Taivan, për të marrë pjesë në olimpiadën e matematikës, por për shkak të kushteve ekonomike e kishin të pamundur.

    Studentët e postuan ftesën e pjesëmarrjes në rrjetet sociale me shpresën për të gjetur financues.

    Dhe ideja rezultoi e suksesshme. Postimi u has nga futbollisti Richarlson i cili menjëherë kontaktoi me zyrën përgjegjëse për t’i komunikuar ndihmën që do t’i ofronte.

    Sipas ‘Globo Esporte’ 22-vjeçari ka vënë në dispozicion të studentëve mbi 10 mijë dollarë për t’i mundësuar atyre udhëtimin, transmeton shqiptarja.com.

    Një gjest i veçantë i cili tregon se Richarlson ka një lidhje të veçantë me vendin e tij të lindjes, Nova Venecia.

    Verën e kaluar Richarlson kaloi nga Ëatford te Everton për shifrën e 50 mln eurove, ndërsa aktualisht është pjesë e kombëtares së Brazilit për Kupën e Amerikës, që nis me datë 14 qershor.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!