×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Gjilanit testohet për Koronavirus

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 23:24

    Muhamed Useini gjatë ditës së sotme i është nënshtruar testit “Covid 19” në një spital privat në Shkup.


    Siç mëson “infOSport.mk”, mesfushori i skuadrës së Gjilanit ka rezultuar negativ dhe ai menjëherë ka udhëtuar drejt Kosovës, ku ditëve në vijim pritet që t’i bashkohet skuadrës, me qëllim që sa më të përgatitur të presin rifillimin e sezonit në Superligën e Kosovës.

    Kujtojmë të njëjtën gjë gjatë ditës së djeshme bënë edhe futbollistët e Dritës së Gjilanit, me në krye trajnerin Ardian Nuhiu.

    Izair Emini, ndryshe djali i tezës së Muhamed Useinit, rezultoi pozitiv, dhe ai tashmë ndodhet në vetëizolim në shtëpi, teksa Ardian Cuculi, Lirim Mema, Bunajmin Shabani dhe Darko Tofiloski, iu bashkuan skuadrës gjilanase.

    Kujtojmë Drita dhe Gjilani janë dy nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit në Kosovë, teksa janë në ndjekje të liderit, Ballkanit, që në 22 xhiro ka tubuar 44 pikë.

    Drita me 43 pikë renditet në pozitën e dytë, ndërkohë Gjilani me 41 pikë mban pozitën e tretë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!